Pas ndarjes nga Shakira, Pique ka nisur një lidhje të re me një studente 23-vjeçare

Mediale Vip

Pas ndarjes nga Shakira, Pique ka nisur një lidhje të re me një studente 23-vjeçare

Më: 11 gusht 2022 Në ora: 13:05
Pique dhe Shakria

Gerard Pique thuhet se po takohet fshehurazi me një studente 23-vjeçare që studion marrëdhënie me publikun, dy muaj pasi u zbulua ndarja e tij me këngëtaren Shakira.

Në qershor u njoftua se artistja kolumbiane, 45 vjeçe, dhe futbollisti i Barcelonës, 35 vjeç, ishin ndarë pas 11 vitesh dhe këtë e njoftuan përmes një deklarate publike, shkruan DailyMail.

Por Gerard me sa duket tashmë është larguar nga partnerja i tij afatgjatë pasi tabloidi britanik The Sun raporton se ai ka krijuar një romancë të re me Clara Chia Marti, të cilën ai thuhet se e ka takuar ndërsa ajo ishte duke punuar në kompaninë e tij të prodhimit “Kosmos”.

Ndërsa ndarja e tij nga Shakira u zbulua vetëm në qershor, tabloidi britanik raporton se Gerard dhe Clara – e cila është 12 vjet më e re – janë takuar me njëri-tjetrin ‘për muaj të tërë’.

Një burim i tha The Sun: “Gerard dhe Clara janë takuar me njëri-tjetrin për muaj të tërë. Ajo është një studente që punon për të edhe në zyrën e tij, duke organizuar evente”.

“Ata kanë heshtur për marrëdhënien e tyre, por të gjithë ata rreth tyre e dinë se çfarë po ndodh”.

Burimi shtoi: “Njerëzit i kanë ndihmuar ata ta mbajnë në heshtje romancën dhe kanë fshirë llogaritë e rrjeteve sociale të Claras në mënyrë që njerëzit të mos mund të gjejnë fotografitë e saj”.

DailyMail ka kontaktuar përfaqësuesit e Shakiras dhe Gerardit për të marrë komente.

Ky lajm vjen pak kohë pasi Gerard u fotografua me një grua misterioze në një festë në Stokholm në qershor.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat