Nicola reagon pas lajmeve të fundit dhe zbulon pse s'veshi një fustan nusërie të dizajnuar nga Victoria

Mediale Vip

Nicola reagon pas lajmeve të fundit dhe zbulon pse s'veshi një fustan nusërie të dizajnuar nga Victoria

Më: 11 gusht 2022 Në ora: 17:15
Nicola Peltz

Lajmet se Nicola Peltz dhe Victoria Beckham nuk flasin dhe nuk mund ta durojnë njëra-tjetrën kanë bërë xhiron e rrjetit kohët e fundit. Madje, duket se gjithçka nisi me dasmën e çiftit të ri dhe faktin që Nicola nuk veshi një fustan nusërie të dizajnuar nga vjehrra e saj, siç ishte përfolur prej muajsh në media. Por cila është arsyeja pse gjërat shkuan kështu dhe jo siç ishte planifikuar? Për këtë ka reaguar vetë Nicola, duke rrëfyer se pse ajo nuk veshi një fustan nusërie nga Victoria Veckham për martesën e saj me Brooklyn.

"Unë do të vishja një fustan nga Victoria dhe doja shumë, por disa muaj më vonë, ajo kuptoi se atelieja e saj nuk mund ta bënte në kohë, kështu që më duhej të zgjidhja një fustan tjetër," tha 27-vjeçarja për Variety. “Ajo nuk më tha ‘nuk mund ta veshësh'; Unë nuk thashë që nuk doja ta vishja. Ndodhi kështu dhe më pas na u desh të bënim një zgjedhje.”

Për dasmën e saj në prill, aktorja veshi një fustan të personalizuar Valentino Haute Couture me një siluetë pa mëngë, me dekolte katrore dhe një bisht të gjatë, duke shtuar doreza me dantella dhe një vello të gjatë.

Megjithatë, Nicola veshi një fustan të Victoria Beckham për të shpallur fejesën e saj dy vjet më parë.

Nicola tha për Variety gjithashtu se dyshon që thashethemet për përçarje mes saj dhe Victoria-s filluan pikërisht kur ajo zgjodhi një stilist tjetër për fustanin e nusërisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat