Madonna thotë se ëndërron të bashkëpunojë me këtë artist

Mediale Vip

Madonna thotë se ëndërron të bashkëpunojë me këtë artist

Më: 12 gusht 2022 Në ora: 19:17
Madonna

Madonna ka treguar interesin e saj të madh për të bashkëpunuar me Kendrick Lamar, duke lavdëruar albumin e ri të reperit "Mr. Morale & The Big Steppers'.

Ylli i popit i bëri komentet teksa ishte në “The Tonight Show Starring Jimmy Fallon”, ku ajo u shfaq për të promovuar albumin e saj të ri remix "Finally Enough Love: 50 Number Ones". Albumi përmban një mori bashkëpunimesh të Madonna-s gjatë gjithë viteve – mes tyre me Britney Spears, Justin Timberlake, Nicki Minaj dhe Swae Lee – dhe Fallon shfrytëzoi rastin për ta pyetur nëse ajo kishte një bashkëpunim ëndrrash që ende nuk ishte realizuar.

"Ka një artist që e adhuroj më shumë se çdo gjë në jetë dhe do të doja të bashkëpunoja me të, dhe ky është Kendrick Lamar," u përgjigj Madonna. “Albumi i tij i ri është historik. I shkëlqyeshëm pa masë. Është çmenduri.”

Kendrick Lamar besojmë se e mori mesazhin!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat