Edhe Action Bronson do të performojë në “Sunny Hill” që mbahet në Tiranë

Mediale Vip

Edhe Action Bronson do të performojë në “Sunny Hill” që mbahet në Tiranë

Më: 13 gusht 2022 Në ora: 19:20
Action Bronson

Artisti me prejardhje shqiptare, Action Bronson, u bë e ditur se do të jetë pjesë e festivalit “Sunny Hill”, që do të mbahet në Tiranë.

Lajmi tashmë është konfirmuar përmes rrjeteve sociale, në një postim të ndarë nga faqja e festivalit në Instagram

I njohur me emrin artistik, BamBaklava, këngëtari është emri i pestë i zbuluar për “Sunny Hill Tirana” pas Dafina Zeqirit, Tananai, Dren Abazit dhe Fedezit.

“Sunny Hill” në Shqipëri vjen pak javë pas këtij të fundit që u mbajt në Prishtinë, ndonëse Action ka qenë pjesë e “Sunny Hill” në vitin 2018.

Festivali pritet të fillojë më 26 gusht dhe për dy netë të tjera, 27 dhe 28 gusht, do të performojnë yje të shumtë.

Në Kosovë performuan artistë të mëdhenj, nisur nga Dua Lipa, J Balvin, Aj Tracey, Skepta, Diplo etj.

Krahas tyre, pati edhe një sërë këngëtarësh të mrekullueshëm shqiptarë që dhuruan performanca të mahnitshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat