“Nuk do e shikoj për tre ditë, është mërzitur”/ Ylli Limani publikon si rrallë herë foton me ‘të shtrenjtin e tij’

Mediale Vip

“Nuk do e shikoj për tre ditë, është mërzitur”/ Ylli Limani publikon si rrallë herë foton me ‘të shtrenjtin e tij’

Më: 14 gusht 2022 Në ora: 00:44
Ylli Limani

Këngëtari i njohur Ylli Limani, është padyshim një ndër artistët më i pëlqyer nga publiku. Me këngët e tij ai ka arritur të korr një sukses të madh në estradën shqiptare.

Dhe pse jemi afër fundit të sezonit të verës, koncertet për artistin ende nuk kanë mbaruar. Nëpërmjet një postimi në InstaStory, këngëtari na ka treguar se axhenda e tij e ngjeshur ka bërë që ai të jetë për rreth tre ditë larg shtëpisë së tij.

Por ajo çfarë e mërzit më së shumti këngëtarin është se do të jetë larg të shrenjtit të tij katërputërosh. Në foton e publikuar Ylli shfaqet duke përqafuar macokun e tij Lokin dhe krahas saj ai bëri një shkrim sa emocionues edhe qesharak.

Image
Ylli Limani/Instastory

“Lokin nuk do ta shikoj për tre ditë kështu që e kam përqafuar mbrëmë aq sa është mërzitur por nuk më intereson fare sepse unë e kam blerë jo ai mua”– shkroi artisti.

Rikujtojmë se mes emrave të përfolur për të qenë pjesë e ‘Big Brother VIP’ në Kosovë ka qenë edhe Yll Limani. Megjithatë, artisti i ka mohuar zërat duke u shprehur se nuk do bëhet pjesë e formatit.

“Jo, sepse fitoj”. -tha ai duke qeshur në një intervistë për ‘Klan Kosova’.

‘Big Brother’ do ishte një sfidë më vete për Yllin i cili është tejet hermetik.  Këngëtari i njohur mund të jetë një ndër personazhet VIP, të cilët asnjëherë nuk janë përfolur në rrjet për ndonjë lidhje. Pasi siç ka thënë vet është ‘i turpshëm’ dhe nuk i pëlqen të ekspozohet shumë. Vlen të theksohet se pak javë më parë në një intervistë artisti tregoi se ka qëndruar gjithmonë hermetik për të folur për romancat e tij ku ka zgjedhur të mos i bëjë asnjëherë publike ato. Ylli ka zbuluar së fundmi se çfarë karakteristikash duhet të ketë vajza ideale për të. Sipas këngëtarit partnerja e tij duhet të ketë një karakter të fortë pasi do ti duhet të paguajë një ‘faturë’ të lartë e cila është fama e tij dhe duhet ta përballojë.

“Normalisht që jeta personale ka qenë gjithmonë e mbrojtur hermetikisht, jam i turpshëm për të folur për këtë situatë. Edhe njerëzit janë të lidhur shumë emocionalisht me muzikën time. Po të them që jam në një lidhje dhe bëhet publike, do mendojnë njerëzit që tërë kohën po i shkruaj asaj, prandaj e kam ruajtur gjithmonë,” u shpreh ai.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat