'Gruaja bën ligjin', Gentian Zenelaj flet për martesën

Mediale Vip

'Gruaja bën ligjin', Gentian Zenelaj flet për martesën

Më: 14 gusht 2022 Në ora: 11:05
Gentian Zenelaj

Gentian Zenelaj i ftuar në emisionin e Rudina Dembacajt, nuk i ka shpëtuar pyetjeve rreth marrëdhënies me bashkëshorten. Duke vlerësuar gruan e tij, ai tregoi ‘pa doreza’ edhe vështirësitë që kishin kaluar të dy si çift.

Artisti pranoi se në shtëpi ligjin e bën gruaja e tij.

“Në shtëpinë tonë e bën ligjin gruaja, e cila ka dashur Zoti që të ishte Aida, kështu që gruaja.”, theksoi aktori duke folur më pas dhe për martesën.

Image
Familja e Gentian Zenelajt

“Martesa ime ka qenë një malore, malore, malore, jo në aspektin e marrëdhënies time me Aidën, por realisht e kemi nisur me një shtëpi të palyer. E kemi nisur me mobilje të kohës së Enverit dhe me një biçikletë. Ma beso që çdo gjë në këtë jetë e kam vendosur bashkë me Aidën.”, tha aktori i mirënjohur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat