​Pse Beyonce nuk i tregon kurrë binjakët e saj Rumi e Sira?

Mediale Vip

​Pse Beyonce nuk i tregon kurrë binjakët e saj Rumi e Sira?

Më: 16 gusht 2022 Në ora: 23:40
Beyonce dhe binjakët e saj

Beyonce dhe Jay-Z ndajnë shumë me fansat, por ata kanë disa zakone të pazakonta kur bëhet fjalë për të treguar fëmijët e tyre në publik.

Ndërsa ata e shfaqën vajzën e tyre të parë, tashmë 10-vjeçare Blue Ivy në publik gjatë gjithë fëmijërisë së saj, me binjakët Rumi dhe Sir ata kanë një qasje të ndryshme.

Blue Ivy Carter u lind në vitin 2012, ndërsa binjakët Rumi dhe Sir në vitin 2017. Por, ndërsa Blue e shohim shpesh në publik, vështirë se i shohim ndonjëherë binjakët.

Sado që Beyonce dhe Jay-Z janë në qendër të vëmendjes, ata mbajnë shumë gjëra private, ndaj nuk është për t'u habitur që nuk i shfaqin fëmijët e tyre në rrjetet sociale.

Mjaft legjitime dhe e arsyeshme, por gjithsesi Blue Ivy është shpesh një vizitore e ngjarjeve magjepsëse ku shkojnë prindërit e saj dhe një objektiv i shpeshtë i fotografëve. Pra, pse nuk është kështu me binjakët? Fansat filluan të gërmojnë këtë pyetje ...

Jay-Z dhe Beyonce duket se po i mbajnë sekret binjakët e tyre me qëllim, pasi Blue Ivy shfaqet kudo ku shfaqen prindërit e saj - në skenë dhe ndeshjet e basketbollit dhe në shumë paraqitje të tjera publike. Pasi Beyonce shumë rrallë i jep publikut një shans për të parë binjakët e tyre, Rumi dhe Sira.

Vendimi për të mos ekspozuar fëmijët në publik është i zakonshëm te personazhet e famshëm që duan të mbrojnë privatësinë e fëmijëve të tyre, megjithatë, në rastin e Beyonce dhe Jay Z, është për t'u habitur që ata tregojnë një fëmijë kudo, ndërsa me dy të tjerët kanë një qasje krejtësisht të ndryshme.

Sigurisht, ka disa teori dhe spekulime. Njëra është se Beyonce i la fëmijët të zgjedhin nëse duan të jenë në publik apo jo. Blue Ivy, e cila tashmë është 10-vjeçe, mund të vendosë se sa shumë dëshiron të shihet dhe ndoshta bashkëshortët e famshëm duan që vëllai dhe motra e saj më e vogël të rriten aq sa të vendosin vetë.

Por një teori tjetër thotë se për shkak të lindjes së vështirë dhe traumatike të Rumit dhe Sir, këngëtarja ndryshoi qasjen e saj ndaj prindërimit dhe frika e bëri atë t'i mbronte ata edhe më shumë se motra e tyre e madhe e gjallë.

Ekziston edhe një teori të tretë: Beyonce arriti në përfundimin se bëri një gabim me Blue Ivy duke e bërë personazh publik, ndaj nuk dëshiron ta përsërisë atë gabim? Ky mund të jetë shpjegimi më i thjeshtë përse Beyonce i mban binjakët e saj larg rrjeteve sociale dhe syve kureshtarë të paparacëve.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat