“Ku është Donaldi, apo s’ka raporte të mira me ty?/ Arbana Osmani iu përgjigjet kritikave të ndjekësve në postimin e fundit

Mediale Vip

“Ku është Donaldi, apo s’ka raporte të mira me ty?/ Arbana Osmani iu përgjigjet kritikave të ndjekësve në postimin e fundit

Më: 17 gusht 2022 Në ora: 06:22
Arbana Osmani

Moderatorja Arbana Osmani i është përgjigjur kritikave që mori nga ndjekësit në postimin e saj të fundit në Instagram.

Ajo publikoi një foto-album në Instagram, duke rikujtuar momentet më emocionuese në “Big Brother Vip.” Por ajo që iu ra në sy ndjekësve ishte mungesa e Donald Veshajt dhe Beatrix Ramosajt në postimin e saj. Këto të fundit ishin në qendër të vëmendjes për muaj me radhë për shkak të historisë së dashurisë që nisën në BBV.

Në ndjekës e ka pyetur Arbanën në seksionin e komentve për arysen pse nuk e ka përfshirë Donald Veshajn në postimin e saj, duke shtuar me ironi se: “Ndoshta në foto dalin vetëm ata që kanë raporte të mira me ty!”

Image
Arbana Osmani/Instagram

Pikërisht këtij komenti moderatorja ka vendosur t’i përgjigjet duke shkruar se fotot që ajo ka postuar janë rastësore.

Fotot janë rastësore, ato që kisha në këtë celular që kam tani, Po ta vësh re mungojnë shumë konkurrentë të cilët për kontributin dhe emocionet që kanë sjellë në program, i vlerësoj dhe do t’ju jem mirnjohëse gjithmonë. Mos u përpiqni të bëni polemikë aty ku nuk ka”– shkruan Arbana në përgjigjen e saj.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat