Dua Lipa e preferuara e “Facebook-ut”: Mbretëresha e Shqipërisë!

Mediale Vip

Dua Lipa e preferuara e “Facebook-ut”: Mbretëresha e Shqipërisë!

Më: 17 gusht 2022 Në ora: 10:54
Dua Lipa

Dua Lipa, është këngëtarja shqiptare me famë botërore që pas festivalit të “Sunny Hill”, u komentua jashtëzakonisht shumë.

Përtej kësaj, Dua po merr komente edhe nga rrjeti social “Facebook”.

Ditë më parë ajo u komentua nga “Facebook” lidhur me veshjen e saj në njërin nga postimet e saj nga “Sunny Hill”.

“Ajo është një 10 dhe ka një veshje të mrekullueshme”, shkruhej në komentin e bërë në postimin e Duas.

Por ky nuk është komenti i vetëm, pasi nga fotot e postuara nga pushimet e saj në Shqipëri, gjiganti i rrjeteve sociale, “Facebook” ka komentuar sërish tek këngëtarja shqiptare.

“Dua Lipa mbretëresha e Shqipërisë”, shkruan gjiganti i rrjeteve sociale.

Image
Komenti i Facebook-ut
Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat