Nuk ka më dyshime! Ish-banori i “Big Brother” konfirmon lidhjen me këngëtaren shqiptare

Mediale Vip

Nuk ka më dyshime! Ish-banori i “Big Brother” konfirmon lidhjen me këngëtaren shqiptare

Më: 17 gusht 2022 Në ora: 12:13
Vesel Kurtishaj dhe Frosina Muji

Të marrësh pjesë në një reality-show, do të thotë të vihesh në qendër të vëmendjes së publikut.

Sot është pasiv, por dikur emri i tij ishte kryefjalë e mediave rozë. Po flasim për Vesel Kurtishaj, fituesin e Big Brother 8. Së fundmi emri i tij është vendosur në qendër të vëmendjes për lidhjen e tij më të re.

Me anë të disa fotove në Instagram, Veseli ka konfirmuar lidhjen me këngëtaren nga Kosova, Frosina Muji. Fituesi i Big Brother 8, e ka përshkruar postimin me një zemër të kuqe.

Image
Instagram

Kujtojmë që disa ditë më parë në një foto të Frosinës, u pikas komenti i Veselit, i cili kishte komentuar një emoji të zemrës dhe çelësit, duke lënë të kuptohet se këngëtarja është vajza që i ka rrëmbyer zemrën.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat