Einxhel Shkira mezi e pranoi hapur shtatzëninë, Monika Lubonja i zbulon gjininë e fëmijës

Mediale Vip

Einxhel Shkira mezi e pranoi hapur shtatzëninë, Monika Lubonja i zbulon gjininë e fëmijës

Më: 19 gusht 2022 Në ora: 13:19
Einxhel dhe Dj Dagz

Einxhel Shkira foli, por duke pohuar edhe njëherë lajmet që qarkullonin prej kohesh në rrjet.

Me anë të një video në Instagram, moderatorja tregoi se ajo dhe Dj Dagz do të bëhen prindër së shpejti.

Kur Einxhel iu desh një kohë e gjatë ta pranonte publikisht këtë lajm, Monika Lubonja e ka “nxjerrë zbuluar” duke bërë me dije gjininë e fëmijës.

Image
Monika Lubonja/Instastory

“Jam e bindur që po vjen princesha juaj,”-ka shkruar aktorja krahas videos së Einxhel dhe Dagz.

Mbetet për tu parë nëse ky parashikim i Monikës do të rezultojë i vërtetë.

Kujtojmë që 3 ditë më parë në një intervistë për “Pushime on Top” përsa i përket gjinisë së fëmijës, Einxhel tha se kanë dëshirë që gjininë e fëmijës ta zbulojnë një një festë me të afërmit e tyre.

“Gjininë nuk e dimë, do e ndajmë me gjithë njerëzit e afërt, të bëjmë një festë,”-përfundoi moderatorja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat