​Dua Lipa ndan me fansat foto nga bregdeti i Shqipërisë

Mediale Vip

​Dua Lipa ndan me fansat foto nga bregdeti i Shqipërisë

Më: 19 gusht 2022 Në ora: 21:29
​Dua Lipa

Këngëtarja shqiptare me famë botërore Dua Lipa, ka zgjedhur që edhe këtë vit të frekuentojë bregdetin shqiptar, pikërisht jugun e vendit.

Ajo ka ndarë me fansat e saj disa foto në “Facebook”, ku duket mjaft elegante mes miqsh dhe familjarëve të saj.

Së fundmi, Facebook i ka dhënë notën 10-të këngëtares së njohur me origjinë shqiptare.

Ajo ka kaluar edhe disa ditë në Kosovë ku edhe ka interpretuar në festivalin “Sunny Hill”, që u mbajt për 4 ditë në Prishtinë.

Gjatë ditëve të festivalit, artistja ka ndarë disa foto në “Facebook” ku shkruan: “Mbrëmë rrugës për në festivalin tim të preferuar #SunnyHillFestival”.

Por ai që ka rënë në sy ka qenë komenti që ka bërë “Facebook” i cili e ka vlerësuar maksimalisht dukjen e Dua-s me notën 10.

Këngëtarja e njohur shqiptare me famë ndërkombëtare, është shpallur Ambasadore Nderi e Republikës së Kosovës. Lajm të cilin e ka bërë të ditur, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka ndarë në Facebook disa foto nga momenti i rëndësishëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat