Inida [Gjata] Kreuz, e njohur që prej fillimeve të saj në ekran si Zhaku, është bërë nënë për herë të parë. Ajo e ka ndarë lajmin me të gjithë në mediat sociale, ku pa shkruar asgjë ka publikuar një foto që flet sa njëmijë fjalë.
Ajo ka ndarë foton e parë me të birin në krah dhe urimet kanë vërshuar në komente.
Lajmin se ishte në pritje të ëmbël Zhaku e zbuloi po në Instagramin e saj në mars, kur ndau me ndjekësit se ishte në pritje të një djali.
Zhaku dhe partneri i saj u martuan në vitin 2013 dhe prej vitesh jetojnë në Gjermani.