“Nuse në Amerikë”, kënga më e re nga Albërie Hadërgjonaj

Mediale Vip

“Nuse në Amerikë”, kënga më e re nga Albërie Hadërgjonaj

Më: 4 shtator 2022 Në ora: 11:11
Albërie Hadërgjonaj

Këngëtarja e njohur shqiptare, Albërie Hadërgjonaj, ka prezantuar për publikun projektin e saj më të ri muzikor.

“Nuse për në Amerikë” e mban titullin kënga e saj e re, e cila është folklorike.

Teksti dhe muzika është kompozuar nga vet Hadërgjonaj, ndërsa orkestrimin e ka kryer Marko Pollo.

Kënga është vizualizuar edhe me klip, i cili i përshtatet tematikës së këngës dhe paraqet pjesë të ndryshme nga ndejat e organizuar nga shqiptarët në Amerikë.

Për klipin “Nuse në Amerikë” kanë punuar Cinematic, AlbStudio dhe Vula Film.

Javën e kaluar, Albëria i njoftoi fansat se e shtyu paksa publikimin e këngës së saj të re, për shkak të rastit tragjik të 11-vjeçares së dhunuar nga pes persona pak ditë më parë në Prishtinë.

Ajo dënoi rëndë krimin në fjalë përmes një videoje në Instagram, duke kërkuar njëherësh drejtësi për të miturën. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat