Pasi i dha fund lidhjes disavjeçare, Dea Mishel zbulon raportin që ruan me ish- të dashurin: Nuk mbajmë…

Mediale Vip

Pasi i dha fund lidhjes disavjeçare, Dea Mishel zbulon raportin që ruan me ish- të dashurin: Nuk mbajmë…

Më: 19 shtator 2022 Në ora: 15:48
Dea Mishel

Aktorja dhe blogerja Dea Mishel zbuloi disa kohë më parë se i ka dhënë fund lidhjes së saj disa vjeçare.

Lajmin e bëri të ditur vetë teksa realizoi një bisedë virtuale me ndjekësit e saj në Instagram. Mungesa e postimeve me njëri-tjetrin nxitën dyshimet se çifti nuk ishin më bashkë. Një ndjekës e pyeti nëse ajo i ka dhënë fund romancës dhe blogerja pa dhënë më shumë detaje u përgjigj thjeshtë me një ‘Po’.

E ftuar në “E Diell”, aktorja ka treguar se çfarë raporti ruan ajo tashmë me ish-partnerin e saj. Dea  shpreh se e vetmja gjë që ka mbetur mes tyre është respekti dhe nuk ruajnë më asnjë lloj kontakti.

Image
Dea Mishel/Instastory

“Jemi dy njerëz të ndarë, kemi shumë respekt për njëri- tjetrin dhe nuk ka zënka nuk ka asgjë. Nuk ka më më le ti të lashë unë… normal që në fillime janë këto gjëra kur ndahesh por tani jo më, janë sheshuar gjërat. Nuk ruajmë një raport miqësor”- tha Mishel.

Kujtojmë se Dea pati një lidhje të gjatë dhe për këtë raport ka folur gjithnjë nëpër intervista e ndante shumë foto, video e detaje në mediat sociale. Megjithatë, një vit më parë, ajo pati treguar se “duhen shumë por zihen si macja me miun çdo dhjetë minuta”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat