Dasmë në familjen Berisha, Armina dhe Shkëlzeni martohen këtë fundjavë

Mediale Vip

Dasmë në familjen Berisha, Armina dhe Shkëlzeni martohen këtë fundjavë

Më: 22 shtator 2022 Në ora: 08:13
Armina Mevlani dhe Shkëlzen Berisha

Armina Mevlani dhe Shkëlzen Berisha do të martohen këtë fundjavë.

Lajmin e zbuloi vetë blogerja pak ditë më parë se në fund të shtatorit do të zhvillojë dasmën, duke treguar se ka zgjedhur pikërisht këtë muaj pasi i pëlqen stina e vjeshtës.

Ndërkohë, mbrëmjen e djeshme Armina zbuloi se dasma do të mbahet këtë fundjavë, por nuk tregoi nëse do të jetë ditën e shtunë apo të dielë.

“Nuk ka rëndësi, të shtunën apo të dielën, kemi dasmë në fundjavë”, tha ajo duke treguar se ka patur shumë ankth këto ditë pasi njerëzit e pyesin shumë për dasmën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat