Nje super bashkëpunim ka ardhur nga Aurora Baku dhe Fatmir Daja

Mediale Vip

Nje super bashkëpunim ka ardhur nga Aurora Baku dhe Fatmir Daja

Më: 23 shtator 2022 Në ora: 12:01
Foto ilustrim

Sapo ka ardhur një këngë mjaft e bukur në bashkëpunim, ku artistja Aurora Baku vjen me këngëtarin Fatmir Daja. Kënga ka edhe një klip mjaft të bukur e ka nisur që në orët e para të publikimit të pritet njaft mirë dhe e gjeni në kanalin yoytube me titull "Chanel".

Aurora vjen edhe mjaft skenike, ndërsa falë zërit të saj mjaft të bukur është përshtatur mjaft mirë dhe me Fatmirin, e ku kënga që ka mjaft ritëm do të jetë një hit i momentin në zhanrin e vet sepse ata të dy kanë zëra të ëmbël, e kjo ska diskutim.

Fabula e këngës është mjaft origjinale ku tregon se dy të rinj dashurohen në shikim të parë dhe japin si shpërblim shprehjen "Tkam dashni për qef".

Muzika është punuar nga Alkend Rrenja me melodi dhe tekst nga Saja, e producent Flash Music Entertainment. Mësojmë se Aurora e cila jeton prej vitesh në Itali është mjaft e kërkuar nëpër koncerte dhe bashkëpunon me emra të muzikës shqiptare. Në linkun më poshtë mund ta klikoni dhe ta dëgjoni këngën dhe me siguri do ta mbani butonin " Play".BS

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat