Nora Istrefi publikon projektin e ri muzikor “Ciao”

Mediale Vip

Nora Istrefi publikon projektin e ri muzikor “Ciao”

Më: 23 shtator 2022 Në ora: 16:32
Nora

Këngëtarja e njohur shqiptare, Nora Istrefi ka publikuar këngën më të re.

“Ciao” mban titullin projekti i cili erdhi i shoqëruar edhe me një videoklip ku Nora dukej e mahnitshme në disa veshjes të ndryshme.

Këngëtarja mori vëmendje me paraqitjen atraktive në skenat e klipit ku ajo vuri në fokus format trupore për të cilat komentohet vazhdimisht.

Ndërkohë, theksojmë që teksti i këngës u shkrua nga këngëtari, Yll Limani, ndërsa miksimi dhe masterizimi nga Fatjon Miftari.

Producent i këngës është Fatjon Miftari teksa videoklipi iu besua produksionit “Entermedia”.

Kënga më e re e Norës vjen pas bashkëpunimit tejet të suksesshëm që këngëtarja solli me reperin Bardhi dhe Shkurte Gashin.

Ndërkohë, Istrefi në periudhën e sezonit veror ka qenë mjaft e angazhuar edhe me mbrëmje muzikore. 

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat