‘Mami nuk më foli 3 muaj’, Rudina Dembacaj tregon situatën e komplikuar kur u lidh me Markun

Mediale Vip

‘Mami nuk më foli 3 muaj’, Rudina Dembacaj tregon situatën e komplikuar kur u lidh me Markun

Më: 23 shtator 2022 Në ora: 20:27
Rudina Dembacaj

Rudina Dembacaj, aktorja e njohur e humorit, për herë të parë në ekran, ka zbuluar cila është mbështetja e saj më e madhe. Pasditen e sotme, Rudina ishte e ftuar së bashku me motrën e saj, Jereda, në ‘Rudina’, në Tv Klan.

Të dyja motrat rrëfyen për marrëdhënien e tyre të veçantë, ndonëse kanë plot 9 vite diferencë. Jereda, siç rrëfeu Rudina, ka qenë mbështetja kryesore e saj në momentet më të rëndësishme të jetës.

Aktorja tha se që nga muzika, veshja dhe vendimet e rëndësishme që ka marrë në jetë, sytë i ka pasur te motra e saj e madhe. Prej saj ka mësuar shijet e muzikës, stilet e veshjeve e po ashtu ka marrë mbështetjen kur i është dashur të marrë vendime të rëndësishme, siç ishte edhe lidhja e saj me Mark Frrokun. Kjo e fundit ka qenë një situatë e komplikuar, sepse e ëma dhe pjesa tjetër e familjes nuk i flisnin, por motra nuk ia kurseu mbështetjen as këtë herë.

“Motra ime dhe një nga djemtë e xhaxhallarëve, Iliri, kanë qenë të vetmit që më kanë folur, se as mami që po na ndjek tani, nuk më ka folur për tre muaj me gojë. Më mbajtën qëndrim se u dukej një  gjë e tmerrshme dhe motra ka qenë mbështetja kryesore, patjetër, hap pas hapi. Si ja thashë? U ula dhe i thashë unë e dua këtë njeriun, tani zgjidhe vetë. Edhe ika vazhdova” – tha Rudina, duke shtuar se “Reda e kishte njohur Markun, por sidoqoftë ishte situatë e komplikuar. Shumë e komplikuar. Marku, tre fëmijët, unë, goca, nuk ishte një bashkim kaq i thjeshtë, mosha jonë, statusi që kishim si unë dhe Marku, ishte pak e vështirë ta  kuptonin të gjithë. Por kjo nuk kishte asgjë të komplikuar, përveç ndjenjave të mia që mund t’i kuptonte vetëm Reda”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat