“Më vjen keq të mos e bëj edhe një tjetër”, çfarë po planifikon Rudina Dembacaj?

Mediale Vip

“Më vjen keq të mos e bëj edhe një tjetër”, çfarë po planifikon Rudina Dembacaj?

Më: 24 shtator 2022 Në ora: 08:13
Rudina Dembacaj dhe Mark Frroku

Rudina Dembacaj ka folur së fundmi në lidhje me planet e saj për të pasur një fëmijë me Mark Frrokun. Aktorja e humorit është pyetur shpesh herë na ndjekësit në lidhje me këtë temë por ajo asnjëherë nuk e ka pasur një përgjigje të saktë.

Së fundmi Rudina së bashku me motrën e saj Jeredën, ishin të ftuara në programin “Rudina”, ku për herë të parë folën për marrëdhënien e ngushtë që kanë me njëra-tjetrën. Ndërkaq Rudina zbuloi planin që ka për të pasur një fëmijë të dytë.

“Unë bëj sikur e kam në plan. Kjo është një temë që është diskutuar shumë mes meje dhe bashkëshortit tim”,- tha ajo.

“Në fakt me dashurinë që ka Marku për fëmijët shpesh herë më vjen keq mos ta bëj dhe një tjetër dhe do nisesha kryesisht nga Marku se Viktoria ka Hanën. Ato janë dy motra dhe nuk do nisesha me idenë mos e lë Vikin vetëm, por unë duhet ta ndiej njëherë të nevojshme se vetëm po e shty këtë planin e fëmijës dhe gjynah nga Zoti ta diskutojmë kaq shumë. Kur të ndihem gati, ende nuk ndihem gati”- theksoi aktorja e humorit.

Mirëpo  partneri i saj duket se dëshiron shumë të bëhet sërish baba. Rudina tregoi një situatë ku gjatë momentit që po i shpjegonte Markut projektet e saj, ky i fundit duket se nuk e ka pritur mirë këtë gjë.

“Po i flisja Markut për një projekt që kam tani në teatër dhe pas projektit në teatër zhvillova një bisedë për shtatorin tjetër dhe Marku më tha “bravo zemër të lumtë, u shty prapë fëmija më duket”– tha ajo.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat