Në mes të polemikave të filmit “Don’t Worry Darling”, Harry Styles dhe Olivia Wilde shkëmbejnë si rrallëherë puthje pasionante në publik (Foto)

Mediale Vip

Në mes të polemikave të filmit “Don’t Worry Darling”, Harry Styles dhe Olivia Wilde shkëmbejnë si rrallëherë puthje pasionante në publik (Foto)

Më: 24 shtator 2022 Në ora: 23:29
Harry Styles dhe Olivia Wilde

Është hera e parë që çifti është parë duke shfaqur dashurinë ndaj njëri-tjetrit në publik, pasi kanë qëndruar në distancë gjatë promovimit të projektit të mbushur me drama, i cili sheh Harry-n të luajë përballë aktores kryesore Florence Pugh .

38-vjeçarja, thuhet është përfshirë në një ‘debat’ me Pugh, e cila dyshohet se u zemërua nga marrëdhënia e Wilde me Styles, duke penguar realizimin e filmit, madje thuhet se dy debati ka shkuar deri në tone të larta.

Kjo vjen gjithashtu teksa Oliva po vazhdon luftën e kujdestarisë me ish-partnerin Jason Sudeikis, me të cilin ajo ka dy fëmijë; Otis, tetë, dhe Daisy, pesë. Vajza e Wilde gjithashtu shfaqet në film në një rol të shkurtër.

Duke qemë se marrëdhënia romantike e Wilde me Styles ka pasur shumë fokus, dyshja kanë mbajtur distancën e tyre gjatë promovimit të filmit – duke u shfaqur së bashku vetëm në xhirimet e grupit në premierën në Venecia dhe së fundmi në Nju Jork.

Megjithatë, çifti duket se janë shumë i dashuruar pasi u panë duke shkëmbyer puthje në mes qytetit të Nju Jorkut. Ata u fotografuan duke dalë nga një restorant dhe Harry hodhi krahun mbi supet e të dashurës së tij ndërsa ata ecnin në rrugë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat