Ndarje me thumbime e probleme/ Mikela Pupa ironizon sërish Erion Kukajn: Nuk më pëlqente si…

Mediale Vip

Ndarje me thumbime e probleme/ Mikela Pupa ironizon sërish Erion Kukajn: Nuk më pëlqente si…

Më: 26 shtator 2022 Në ora: 06:26
Mikela Pupa, Erioni

Lidhja e dy ish-konkurrentëve të “Për’puthen” Mikela Pupa dhe Erion Kukaj ka qenë shumë e komentuar. Ata i dhanë fund romancës pak pas daljes nga programi teksa ende ironizojnë njëri-tjetrin në rrjetet sociale e intervista.

Mikela ishte e ftuar sot në “E diell” ku u diskutua se si duhet të ndahen punët e shtëpisë në çift. Duke u ndalur te lidhja e saj me Erionin, ajo tha:

“Nuk ishte bashkëjetesë por kalonim shumë kohë bashkë. Punët i bëja vet se nuk më pëlqente si i bënte ai.”

Ndonëse u duk se ishin ndarë në paqe lëvizjet e ish-çiftit të ‘Për’puthen’ në rrjetet sociale treguan të kundërtën.

Mikela foli në një intervistë për ‘Prive’ ku ka sqaruar se nuk janë zënë aq shumë sa ka thënë Erioni nëpër intervista. Ajo po ashtu zbuloi se është single pas ndarjes nga Erioni.

“Erioni nuk tha shumë gjëra por nuk gënjeu. Nuk u zumë aq shumë sa tha ai. Gënjeu në fakt për bisedat e fundit sepse nuk kam bërtitur. Nuk jam në një lidhje për momentin”.-tregoi Mikela.

Në një status të para disa javëve, Erioni e quante Mikelën “gold digger”(materialiste), emërtim ky për partnerët/et që janë në kërkim vetëm të parave dhe përfitimeve tjera financiare në një lidhje.

Në Instagram, ai shprehej: “Njerëzit po zemërohem sepse unë zgjedh një romancë mbi një romancë tjetër. Unë do e ndjekë princeshën time deri në fund sepse ia vlen. Të paktën nuk po ndjek gold digger”. Mos ishte ky një pohim se e la Mikelën për dikë tjetër?

Gjatë një interviste për “Prive” ish-konkurrenti i Për’puthen tha se një nga arsyet kryesore që çoi në ftohjen e raportit të tij me Mikelën ishte distanca, pasi ai jeton në Kosovë ndërsa ajo në Shqipëri. Por ajo që habiti më shumë ishte se Erioni zbuloi se as ai dhe as Mikela nuk e kanë pranuar asnjëehrë që janë 100% të ndarë.“Ka pasur shumë edhe nuk është se jemi marrë me përgjigjen pasi e kemi pak të vështirë ta pranojmë diçka që është e vërtetë. Arsyeja pse u prishën marrëdhëniet, u ftohën, ishte kryesisht distanca. Ajo ishte e angazhuar më shumë në Shqipëri në pjesën jugore, unë në Kosovë. Distanca bëri të vetën. Për sa kohë ishte, ishte diçka shumë e bukur. Sa herë që pyetemi, siç ndihem unë por edhe në bazë të përgjigjeve të asaj, nuk pranojmë 100% që çdo gjë ka marrë fund. Ne nuk e shikojmë njëri-tjetrin si shokë”- tha ish-konkurrenti.

Duke njohur karakterin që Mikela ka treguar edhe në emsionin “Për’puthen”, ai u pyet nëse ka pasur sherre mes tyre. Në përgjigjen e tij, Erioni shtoi edhe sherret e ashpra në “listën” e arsyeve të ndarjes. “Sherre ka pasur shumë por që nuk mund të dilinim në përfundim. Edhe pse asnjëri nuk e thoshte asnjëherë fjalën e fundit, sherri e solli situatën në përfundim”- tha Erioni.

Gjithashtu ai zbuloi edhe mesazhet e fundit që ka shkëmbyer me Mikelnë, për të cilat tha: “Janë disa tone të ngritura lart dhe disa fjalë të thëna në nerva e sipër nga ana e të dyve.” Në lidhje me këngën e tij të re të titulluar “Mirela” (një ngjashmëri të madhe me emrin e ish të dashurës), Erioni hodhi poshtë zërat se është dedikim, apo se i ka ndryshuar titullin pas ndarjes. “Pak si e vështirë ta besosh por që ishte rastësi sepse ka qenë një projekt i filluar prej dy vitesh edhe në momentin që e kam dëgjuar pak, e kuptova që është për mua. Tani për titullin thanë titulli quhej “Mirela” dhe më pëlqeu shumë dhe kështu e lashë.”– tha ai.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat