Tayna kopjon Dafina Zeqirin? Në rrjet “shpërthejnë” akuzat, çfarë ndodhi këtë herë

Mediale Vip

Tayna kopjon Dafina Zeqirin? Në rrjet “shpërthejnë” akuzat, çfarë ndodhi këtë herë

Më: 26 shtator 2022 Në ora: 06:39
Tayna, Dafina

Rivaliteti mes Dafina Zeqirit dhe Taynës është kthyer në një debat të nxehtë në rrjetet sociale prej dy vitesh. Dy artistet shpesh thumbojnë njëra-tjetrën teksa edhe fansat e tyre janë përfshirë në debate në rrjetet sociale.

Së fundmi, fansat e Dafinës kanë akuzuar Taynën se e ka kopjuar në veshje. Reperja ka marr pjesë në një festival ku u shfaq e veshur me një palë pantallona të gjera me detaje katrore ngjyrë të zezë dhe të bardhë. Ajo i kombinoi ato me një crop-top të ngjashëm dhe gjysmëçizme të bardha.

Në korrik Dafina mori pjesë në “Alba Festival” ku u shfaq me një look të ngjashëm: pantallona të gjera me detaje të çara dhe crop-top. Kaq ka mjaftuar që në rrjet të shpërthejnë akuzat.

Kohëve të fundit është rikthyer përsëri në vëmendje sherri me Taynës dhe Dafinës. Në 2019 ato bashkëpunuan për këngën me titull ‘Bye Bye’, këngë të cilën e këndojnë ende nëpër koncerte pavarësisht prishjes së raporteve. Mes të tjerash, në tekst është një varg ku thuhet: “Bashk na kur vina, kërkush mo veç Tayna e Dafina”. Mirëpo, në një nga koncertet e fundit, reperja ia ka ndryshuar tekstin duke hequr emrin e Dafinës. Në një video të bërë virale në TikTok ajo thotë: “Kërkush mo, veç Tayna e Doruntina”. Doruntina është emri i vërtetë i Taynës.

Pas saj, edhe Dafina nuk e përmend më emrin e Taynës në këngë. Ajo publikoi po ashtu një video në TikTok ku shfaqej me mikeshën e saj e cila po ashtu quhet Dafina, ku shkruan: Pa mua, nuk ekziston ajo. Pa të, nuk ekzistoj unë”.

Mes shumë komenteve dikush shkruan: “Tayna left the chat (largohet)”. Mirëpo, gjithë vëmendjen e ka marrë Dafina e cila shkruan “Më mirë”.

Pak javë më parë gjatë një koncerti një fans i ka drejtuar një mesazh në celularin e tij ku shkruhet: “Po Dafinën e ka **?” Reperja shihej tek ndalonte e lexonte mesazhin dhe nënqeshte me të duke u tallur kështu me kolegen e saj.

Çfarë ka ndodhur mes Taynës dhe Dafinës?

Kjo pyetje nuk ka një përgjigje konkrete dhe asnjëra nuk ka treguar çfarë ndodhi mes tyre. Por, me siguri mund të themi se nuk janë mikesha. Verën e 2019 ato e kaluan bashkë në koncerte e po ashtu i shihnim shpesh në rrjetet sociale. Por, papritur disa muaj më vonë u vu re se ato nuk po e mbështesnin më njëra-tjetrën si më parë. Ndryshe nga sa kishin bërë më parë, prej kohësh ato qëndronin në heshtje kur bëhej fjalë për suportin ndaj njëra-tjetrës.

E gjitha mori shumë zë kur Tayna ishte e ftuar në emisionin e Meriton Mjekiqit “Gjoni Black”, ku siç e do zakoni i këtij emisioni, kishte bërë edhe një freestyle. Dhe të gjithë fansat aluduan se ai ishte “diss” për Dafinën dhe kundërpërgjigje ndaj këngës së saj “Zili zili”. Në këtë këngë, që duket se është një “diss” por nuk ka asgjë konkrete se me kë, në vargje ajo thotë: “Inatin mrena nshpirt e kini/Smun dashni me dhon/Kur n’zemer tane ki veq zili, zili/Silly silly/You actin crazy cuz you made a milly/I kom n’bank ëuz the dealy/Ju Skeni pa real real hustler”.

Pas kësaj, në 2020 ato hoqën njëra-tjetrën nga Instagrami. Dy artistet ishin folloë deri para shfaqjes së Taynës në “Gjoni black”. Kjo u pasua nga statuse të shumta nga të dyja ato. Në njërin prej tyre Dafina shkruante: “Eminem përgjithmonë! Kur dështakët u bëjnë diss idhujve të tyre!“.

Në një reagim asokohe Dafina u shpreh se nuk i ka bërë diss askujt, sidomos femrave, të cilat siç shprehej ajo, është munduar gjithnjë t’i përkrah. Dafina deklaroi se ka vite në industri para se të ekzistonte edhe Instagrami me Youtube-in, të cilët e lehtësojnë rrugët drejt famës.

“S’i kam bërë diss askujt, asnjëherë, sidomos femrave. I kam mbështetur ato që janë në showbiz, sidomos ato që kanë qenë në hapat e para sepse e di që është vështirë dhe gjithmonë kam qenë feministe dhe kam dëshirë t’i mbështes sepse e di sa e vështirë është në këtë showbiz. Kam shumë vite këtu, edhe para se të ishte Instagrami. Po ashtu, para edhe se të ishte YouTube siç është sot.”

Megjithatë, ajo nuk i mohoi përpjekjet për diss nga artistet e tjera ndaj saj, duke shtuar se vetë distancohet nga këto veprime të cilat nuk i konsideron shembull për gjeneratën e re. “Dhe më vjen keq për ato femra që kanë bërë thirrje për mbështetje dhe më pas kanë kthyer shpinën me diss-a. Kjo nuk është shembull për gjeneratën e re dhe unë s’kam pjesë me qenë pjesë e rrethanave të atyre njerëzve.”

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat