Nga takimi në “BBVIP” te ribashkimi, Bora Zemani dhe Donald Veshaj i thonë të gjitha: I shkrova…

Mediale Vip

Nga takimi në “BBVIP” te ribashkimi, Bora Zemani dhe Donald Veshaj i thonë të gjitha: I shkrova…

Më: 27 shtator 2022 Në ora: 20:02
Bora dhe Donald

Të buzëqeshur dhe me mesazhin e thjeshtë “Na lini të kërcejmë”, Bora Zemani dhe Donald Veshaj zyrtarizuan kështu ribashkimin e tyre.

Ishte moderatorja ajo e cila ditën e sotme ndau një selfie ku shfaqej me aktorin. “Na lini të kërcejmë”-shkroi ajo krah fotos.

Nga ajo që mund të kuptojmë çifti shihet në studion e “Më lër të flas” gjë që na bën të mendojmë se moderatorja mund të jetë e ftuar në emisionin e vëllezërve Veshaj që nis më 1 tetor. Po ashtu mbishkrimi i saj duket si një konfirmim se çifti do jenë bashkëprezantues në “Dancing with the stars”.

Pak pas foto është publikuar edhe promoja e emisionit “Më lër të flas”. Nga sekuencat e intervistës kuptohet se ata kanë folur për të gjitha. Duke u ndalur te raporti i saj me Donaldin, Bora rrëfen vështirësitë e problemet. “Më shumë ziheshim se loznim, më shumë ziheshim se flisnim, një fjalë të mirë nuk ia thonim njëri-tjetrit. “-thotë Donaldi.

Sa i përket ribashkimit, Donaldi ka zbuluar se ka qenë ai që e ka marrë hapin e parë duke i shkruar Borës. Mes të tjerash Romeo e pyet moderatoren nëse është penduar që e takoi Donaldin në “Big Brother VIP”, përgjigje që do e marrim ditën e transmetimit të emisionit.  

Kjo vjen pak javë pasi Semi Jaupaj postoi një foto me çiftin në ‘Sunny Hill Festival”.

Më pas moderatorja dhe aktori ndërmorën një hap tjetër drejt njëri-tjetrit dhe filluan të ndiqen në rrjetin social Instagram.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat