Can Yaman habit me deklaratën e fundit: ‘Do të kisha qenë më i suksesshëm nëse s’do isha simpatik’

Mediale Vip

Can Yaman habit me deklaratën e fundit: ‘Do të kisha qenë më i suksesshëm nëse s’do isha simpatik’

Më: 28 shtator 2022 Në ora: 15:09
Can Yaman

Can Yaman, i cili është vendosur së fundi në Itali për një projekt të ri kinematografik, ka bërë për vete me mijëra fansa italianë. Në promovimin e serialit të tij të ri “Viola come il mare” Can Yaman bëri një debutim të suksesshëm, por është i bindur se nëse nuk do të ishte i pashëm, do të kishte edhe më shumë sukses.

Aktori 32-vjeçar, i cili mori famë në Itali sidomos gjatë sezonit veror kur edhe xhiroi serialin në disa prej vendeve më të bukura në këtë vend, është gati të nisë një projekt të ri në televizion. Në një intervistë për “Corriere della Sera”, për të folur për serialin “Viola come il mare”, Yaman dha edhe një deklaratë të fortë për veten.

"Do të isha më i suksesshëm nëse nuk do të isha i pashëm”

Duke folur për konceptin e së bukurës Can Yaman tha se mund ta harronte faktin që është shumë simpatik nëse të tjerët nuk ia kujtonin vazhdimisht:

“Do të isha edhe më i suksesshëm nëse nuk do të isha i pashëm. Duhet të shkojmë përtej paragjykimeve. Ka njerëz që janë më të bukur se unë, por bukuria nuk shkon larg nëse nuk shoqërohet me të tjera; virtyte si këmbëngulja, disiplina dhe vendosmëria. Vetëm bukuria nuk mjafton si talent”,– tha aktori turk me origjinë shqiptare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat