A duhet të vishesh me të bardha në dasmë? Armina zbulon mendimin për këngëtaren që ”theu” rregullin

Mediale Vip

A duhet të vishesh me të bardha në dasmë? Armina zbulon mendimin për këngëtaren që ”theu” rregullin

Më: 28 shtator 2022 Në ora: 22:55
Armina Mevlani

Dasma e blogeres, Armina Mevlani me Shkëlzen Berishën, djalin e ish-kryeministrit Sali Berisha ishte tema e javës në mediat rozë të vendit.

Veç detajeve të dasmës, në rrjet qarkulloi edhe fotoja e kengëtares Eranda Libohova e veshur me të bardha.

Ndjekësit “e kryqëzuan” këngëtaren, pasi rregulli i dasmave është që askush të mos vishet me të bardha.

Fatma: U mendua që kodi i veshjes ishte fustani i zi se shumica e të ftuarave ishin me fustan të zi.

Armina: Është kokteil-dinner dhe qëlloi që shumica kishin zgjedhur të zezën duke menduar se ka bërë ftohtë dhe është më e thjeshta për t’u veshur.

Fatma: Por mes të zezave ishte edhe një e bardhë që bëri namin në rrjet filioi të flitej, se askush nuk duhet të ishte me të bardha.

Armina: Unë u kam thënë të gjithëve që po të doni vishuni me të bardha vishuni me të bardha, po të doni vishuni me të zeza, unë asnjëherë nuk e ndjej dhe as të dukem mbi të tjerët, edhe ditën e dasmës doja që të gjithë të ndiheshin të bukur.

Fatma: Unë mendoj që kur një vajzë ka ditën siç është dasma që ky është momenti që dreqi e mori të tjerët ta lënë atë të shklqejë dhe të jetë ajo qëndra e vëmendjes. Nuk është rasti i Eranda Libohovës, por do të thoja që ka një lloj tendence në dasma që janë disa që kërkojnë vëmendje me një fustan të ekzagjeruar, fustan të bardhë, që më duket absurd.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat