Yllka Kuqi publikon këngën e re “Ani”

Mediale Vip

Yllka Kuqi publikon këngën e re “Ani”

Më: 30 shtator 2022 Në ora: 20:25
Yllka Kuqi

Këngëtarja e njohur nga Gjakova, Yllka Kuqi, është kthyer me projekt të ri muzikor.

“Ani” mban titullin kënga, të cilën e ka kompletuar mjaft mirë edhe nga ana vizuale.

Artistja ka bërë një paraqitje të mahnitshme në videoklip, ndërsa është shfaqur me plot sharm e stil.

Teksti është shkruar nga Deyzoh, kurse për muzikën u kujdes Sardi Mneri.

Miksimi dhe masterizimi i këngës u bë nga kompozitori Florent Boshnjaku me producent ekzekutiv, Shpëtim Deskun.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat