“Shtatori”, kënga më e re nga Blero

Mediale Vip

“Shtatori”, kënga më e re nga Blero

Më: 1 tetor 2022 Në ora: 10:38
Blero

Artisti i njohur shqiptar, Blero, ka prezantuar së fundmi projektin e ri muzikor.

Bëhet fjalë për një baladë të quajtur “Shtatori”, të cilën e ka sjell në duet me artisten Arta Zenelaj.

Kënga e dyshes është kompletuar edhe nga ana vizuale, me paraqitje të veçantë të tyre.

Teksti është shkruar nga Bleri dhe Slicky, kurse për muzikën është kujdesur po ashtu vet artisti.

Orkestrimi u bë nga Marcolino me miksim dhe masterizim të bërë nga Alandy.

Blero këtë periudhë ka qenë tejet i komentuar për shkak të ndarjes nga blogerja Afrona Dika.

Madje edhe këngët e fundit janë cilësuar si një dedikim për ish-bashkëshorten, pavarësisht se nuk janë deklaruar akoma zyrtarisht.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat