Armina Mevlani tregon se fëmijët e Shkëlzenit kanë qenë të pranishëm në dasmën e tyre: Kemi marrëdhënie shumë të mirë

Mediale Vip

Armina Mevlani tregon se fëmijët e Shkëlzenit kanë qenë të pranishëm në dasmën e tyre: Kemi marrëdhënie shumë të mirë

Më: 1 tetor 2022 Në ora: 20:43
Blogerja

Blogerja dhe tashmë prezantuesja shqiptare, Armina Mevlani, u martua disa ditë më parë.

Ajo ka kurorëzuar dashurinë me martesë me partnerin e saj, Shkëlzen Berishën, me të cilin ka qenë në lidhje për një dekadë.

Ceremonia e dasmës së tyre është mbajtur në një agroturizëm në Shijak me mbi 300 të ftuar.

Bukuroshja e njohur u komentua mjaft shumë për paraqitjen e thjeshtë, përzgjedhjen e fustaneve dhe organizimin që kishte bërë për ditën e rëndësishme të tyre.

Image
Blogerja

E njëjta së fundmi u ka dhënë mundësi ndjekësve të pyesin më shumë rreth dasmës përmes opsionit ‘pyetje-përgjigje’.

“A ishin fëmijët e Shkëlzenit të pranishëm në dasmën e babait të tyre?”, ka qenë pyetja që iu parashtrua Mevlanit.

“Sigurisht që po. Kemi marrëdhënie shumë të mirë, i kam njohur në moshë shumë të vogël. Tani ata janë rritur dhe gëzuan me ne”, u shpreh ajo.

Armina dhe Shkëlzeni kujtojmë dhe një herë që janë bashkë për afro dhjetë vite.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat