​Dua Lipa e Trevor Noah janë thjesht miq

Mediale Vip

​Dua Lipa e Trevor Noah janë thjesht miq

Më: 1 tetor 2022 Në ora: 23:31
​Dua Lipa e Trevor Noah

Dua Lipa dhe Trevor Noah janë “thjesht miq” edhe pse u panë duke shijuar darkën së bashku në fillim të kësaj jave.

Ylli 26-vjeçar u përfol se ishte në lidhje me prezantuesin e 'The Daily Show', Noah, 38-vjeç, pasi ata u panë duke darkuar së bashku, por një burim tani ka pohuar se marrëdhënia mes tyre është thjesht platonike.

“Pavarësisht thashethemeve se ata po takohen, ata janë thjesht miq”, tha një burim i revistës “People”.

Pretendimet vijnë vetëm disa ditë pasi u autorja e hitit "Levitating", e cila më parë ka qenë në lidhje me Anwar Hadid ndërsa Trevor me aktoren e "Euphoria" Minka Kelly dhe fizioterapisten Dani Gabriel, thuhej se ishte "goditur" me komedianin, pasi ai u pa duke i dhënë asaj një puthje në faqe në fillim të kësaj jave.

“Dua “u godit” në atë që ishte padyshim një takim, megjithëse ata janë në fazat e hershme të njohjes me njëri-tjetrin. Noah ishte një zotëri dhe të dy shkuan në shtëpi ndaras. Padyshim që ka interes në të dyja anët,” tha burimi i revistës.

Në janar, ylli fitues i çmimit Grammy pranoi se që nga momenti kur u bë me famë botërore, ajo ka mësuar se njerëzit dinë në fakt "shumë pak" për jetën e saj private dhe këmbënguli se askush nuk e di se çfarë ndodh në të vërtetë "pas dyerve të mbyllura".

"Kam bërë paqe me faktin që njerëzit mund të mendojnë atë që duan të mendojnë, por askush nuk e di me të vërtetë se çfarë po ndodh pas dyerve të mbyllura. Familja ime dhe miqtë e mi më mbajnë kaq të vendosur, dhe më japin një lloj rehatie”, tha këngëtarja e njohur Dua Lipa.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat