Zbulohen të gjithë emrat, njihuni me të gjithë anëtarët e jurisë së “Dancing With The Stars”

Mediale Vip

Zbulohen të gjithë emrat, njihuni me të gjithë anëtarët e jurisë së “Dancing With The Stars”

Më: 2 tetor 2022 Në ora: 09:24
“Dancing With The Stars”

Ashtu siç pritej, spektakli i kërcimit “Dancig With the Stars” do të nisë këtë muaj, konkretisht më 7 tetor.

Së fundmi faqja zyrtare e emisionit ka zbuluar emrat e katë anëtarëve të jurisë që do të gjykojnë performancat e konkurrentëve. Kryetari i jurisë është Kledi Kadiu, dhe kjo gjë ishte vërë e ditur disa kohë më parë. Ndërsa anëtarët e tjerë që janë konfirmuar janë: Armand Peza, Dalina Buzi dhe Valbona Selimllari. Kështu numri i plotë i antërëve të jurisë shkon në 4.

Gjithashtu kujtojmë se edhe Eno Popi do rikthehet në ekran pas gati një viti shkëputjeje. Moderatori do jetë krah Bora Zemanit në prezantimin e “Dancing With the Stars.”

Së fundmi Eno foli për bashkëprezantimin me Borën në emisionin e vallëzimit.

“Unë këtë sezon i bashkohem “Dancing With the Stars”. Është kënaqësi t’i rikthehem një prej programeve më të mira në televizionet ndërkombëtarisht. Do punoj me një ekip, jam i kënaqur se një pjesë i njoh shumë mirë. Kështu që të premten e ardhshme… Është diçka që e kam marrë me shumë dëshirë dhe shumë qejf dhe ja ku jemi! Gjithçka që do ndodhi, promoja premton magji, futet shpirti i garës, emocioni. Më vjen mirë që do ketë mikrofon në dorë. Unë bashkëprezantoj me Borën, do të jem në “goldroom”. Kam thënë “po” sepse më pëlqen mënyra si është ndërtuar dhe roli.”-tha Eno.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat