“Ai u bë shkak…”/ Xhemi Shehu rrëfehet për rikthimin në ekran dhe rivalitetin e përfolur mes saj dhe Fjoralba Ponarit

Mediale Vip

“Ai u bë shkak…”/ Xhemi Shehu rrëfehet për rikthimin në ekran dhe rivalitetin e përfolur mes saj dhe Fjoralba Ponarit

Më: 3 tetor 2022 Në ora: 13:42
Xhemi Shehu

Xhemi Shehu u rikthye sërish në ‘Portokalli” këtë sezon pas rreth dy vitesh shkëputjeje. Duke folur për këtë ajo tregoi sot se është si një histori dashurie por nuk e kishte menduar se do kthej sërish.

Moderatorja tha se shkak i rikthimit ishte bërë Salsano Rrapi, i cili kishte organizuar një takim mes saj dhe drejtuesve.

“Rikthimi im në “Portokalli” është si një histori dashurie nga këto që zihesh, ndahesh dhe bashkohesh prap se të merr malli se nuk shkëputesh dot. Është e pabesueshme, unë nuk e dija që do rikthehesha. Nuk e mendoja. Madje kisha menduar se isha shkëputur përfundimisht nga ekrani. U futa pak në shina me “Qesh mirë kush qesh i fundit” por ai ishte një program i vogël. Mendoj se nuk më janë ndezur mirë motorët se pas dy vitesh shkëputje duhet pak punë. Por, ndjesia ime është sikur nuk jam shkëputur asnjëherë. Në fakt Salsano u bë shkak i rikthimit. Ai realizoi një takim mes meje dhe drejtuesve dhe ramë dakord për një rikthim.”– u shpreh Xhemi në “Wake Up”.

Duke u kthyer pas në periudhën kur ajo vendosi të shkëputej nga ekrani, Xhemi tha: “Ishte një periudhë që u lodha. ‘Portokallia’ ka qenë shumë angazhues dhe merrte shumë nga koha ime. Ka qenë periudha kur duhet të fokusohesha te familja ime dhe te disa punë private. Realisht duhet të shkëputesha. Por më vonë kuptova se vendi im është në ekran.”

Ndryshe nga sezoni kur iku, Xhemi rikthehet tani jo vetëm krah Salsanos por edhe krah Fjoralba Ponarit. E pyet për bashkëpunimin me këtë të fundit, moderatorja tha se mes tyre nuk ka asnjë rivalitet dhe se është me fat që moderon krah saj.

“Fjoralbën e njoh që te “E diell”. Më bëhet shumë qejfi që do punojmë bashkë. Kam konsideratat më të larta. Përveçse është e talentuar dhe duket sikur ka një jetë që e bën “Portokalli”, është njeri shumë i mirë dhe sot vuan për njerëz të mirë dhe jam me fat që punoj me të. Nuk e shohim njëra-tjetrën si rivale.”- deklaroi Xhemi.

Pas disa muajsh thashetheme, në tetor 2020 Xhemi Shehu konfirmoi largimin e bujshëm nga Portokalli.

Shuuumë suksese skuadrës ‘Portokalli’ sonte, do të më mungojë shumë puna me ju e sidomos me ty Salsano Rrapi”, shkroi ajo krahas një video në Instagram ku shfaqet krah Salsano Rrapit, me të cilin ka miqësi edhe jashtë televizionit. Ndërkohë, Xhemi pasi u betua se s’do punonte më në televizion, pasi do merrej me bizneset, u rikthye në ekran si një nga moderatoret e Festivalit të RTSH-së që u mbajt në fund të dhjetorit vitin e shkuar.

Ajo u rikthye në Top Channel me “Qesh mirë kush qesh i fundit” pas shkëputjes gati njëvjeçare, por emisioni zgjati vetëm disa javë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat