Rita Ora më e dashuruar se kurrë!

Mediale Vip

Rita Ora më e dashuruar se kurrë!

Më: 3 tetor 2022 Në ora: 18:27
Rita Ora dhe Taika Waiti

Rita Ora rrallë flet për marrëdhënien me Taika Waititi, por në një intervistë më të fundit ka treguar se sa shumë është e dashuruar me regjisorin e njohur.

“Jam e dashuruar, shumë e dashuruar. Jam e dashuruar, jam e dashuruar. Gjithmonë kam besuar në dashuri dhe kam dashur gjithmonë një përrallë. Dashuria është ajo me të cilën jam rritur”, ka thënë këngëtarja në podcastin Greatest Night Ever.

Në deklaratën e saj, Rita përmendi se frymëzim i ka prindërit e saj, Besnik dhe Vera Sahatçiu, të cilët janë të martuar prej më shumë se 30 vitesh.

Në gusht 2022, u raportua se këngëtarja është martuar fshehurazi me partnerin e saj në një ceremoni intime në Londër.

Vitin e kaluar, Rita dhe Waititi dolën publikisht me lidhjen e tyre, ndërsa për herë të parë së bashku ishin parë në prill të vitit 2021.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat