Aktorja e famshme i lë flokët të thinjen: “Nuk jam ndjerë kurrë më e fuqishme!

Mediale Vip

Aktorja e famshme i lë flokët të thinjen: “Nuk jam ndjerë kurrë më e fuqishme!

Më: 4 tetor 2022 Në ora: 16:40
Andie MacDowell

Është një nga aktoret më të vlerësuara, si për talentin, ashtu edhe për pamjen e saj. Andie MacDowell, kënaq vazhdimisht publikun me pamjen e saj natyrale dhe joshjen që nuk zbehet as në dekadën e shtatë.64-vjeçarja, së bashku me koleget e saj, Eva Longoria dhe Gemma Chan, u shfaqën në një sfilatë mode në Javën e Modës në Paris, organizuar nga L’Oréal, ku i mahniti të gjithë.

Andie është në formë të jashtëzakonshme, pavarësisht moshës, ndërsa dukej e mrekullueshme edhe me flokët që ka vendosur t`i lërë ashtu të thinjura, dhe të mos i lyejë.Aktorja e filmave si “Green Card” e “Four Weddings and a Funeral”  ka disa vjet që ka hequr dorë nga flokët e lyer.

“E dua veten kështu sic jam. Ndihem vërtet rehat. Dhe në shumë mënyra fytyra ime tani është më mbresëlënëse. Thjesht ndjej se më përshtatet”, ka shpjeguar ajo, duke shtuar se e kishte kuptuar që ishte momenti për të bërë atë tranzicion “ sepse e ndjeva se ishte e përshtatshme me personalitetin tim dhe atë që jam”.

“Menaxherët e mi më thanë se nuk ishte koha. Dhe unë iu përgjigja atyre: ‘Unë mendoj se ju e keni gabim, do të jem më e fuqishme nëse pranoj se kush jam tani. Dhe në fakt, u ndjeva më e fuqishme se kurrë”, ka thënë ajo për për Vogue.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat