Kanye West sulmon në rrjetet sociale redaktoren e Vogue, Gigi Hadid shpërthen keq ndaj reperit: Je një bullizues!

Mediale Vip

Kanye West sulmon në rrjetet sociale redaktoren e Vogue, Gigi Hadid shpërthen keq ndaj reperit: Je një bullizues!

Më: 5 tetor 2022 Në ora: 13:36
Gigi Hadid

Gigi Hadid e quajti Kanye West një “bullizues” pasi reperi dhe stilisti ofendoi redaktoren e Vogue, Gabriella Karefa-Johnson në një sërë postimesh në rrjetet sociale.

Reperi i  “Gold Digger” paraqiti koleksionin e tij Yeezy Season 9 gjatë Javës së Modës në Paris. Midis dizajneve ishtë dhe bluza e reperit e cila ngjalli shumë polemika në rrjet: “Jeta e bardhë ka rëndësi” (white Lives Matter).

Karefa-Johnson reagoi e irrituar në profilin e saj në Instagram, teksa shprehej:

Jam e acaruar… duke mbledhur mendimet e mia …Sjellje e papërgjegjshme. Ishte thellësisht fyese, e dhunshme dhe e rrezikshme,” shkroi ajo.

Ye iu përgjigj kritikave të Karefa-Johnson duke postuar imazhe të shumta të redaktores të fshira që nga ajo kohë, të parë nga TODAY, në faqen e tij zyrtare në Instagram, ku ai ofendonte zgjedhjet e stilit të saj. “Ky nuk është një person i modës.

Pikërisht atëherë supermodelja Hadid ndërhyri dhe ragoi e acaruar ndaj sjelljes së Ye.

“Do të dëshironit të kishit një përqindje të intelektit të saj. Nuk e keni idenë haha,” shkroi Hadid.

Ajo mund të jetë personi i vetëm që mund t’ju shpëtojë,” vazhdoi Hadid. “Sikur “nderi” i të qenit i ftuar në shfaqjen tuaj duhet të pengojë dikë të japë mendimin e tij? Lol. Ti je një bullizuez.”– përfundoi modelja.

Image
Instagram

Redaktorja e modës Karefa-Johnson më vonë e vazhdoi duke postuar një mesazh për ndjekësit në lidhje me shfaqjen e Ye.

Në mesazhin e saj, të cilin ajo e postoi në historitë e saj në Instagram , Karefa-Johnson bëri thirrje “aktin tepër të papërgjegjshëm dhe të rrezikshëm të dërgimit të bluzave “White Lives Matter” në një pistë”.

Bluzat që ky njeri i konceptoi, i prodhoi dhe i ndau me botën janë dhunë e pastër. Nuk ka asnjë justifikim, nuk ka art këtu,” shkroi ajo. “Unë mendoj se nëse do ta pyesje Kanye, ai do të thoshte se kishte art, revolucion dhe të gjitha gjërat në atë bluzë. Nuk ka.”

Ajo shtoi, “Ndërsa punojmë me traumën e këtij momenti, veçanërisht ata prej nesh që vuajtëm në atë dhomë, le të kemi pak respekt për njëri-tjetrin.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat