“Ishte i pirë, dhunoi fëmijët”, akuzat e Angelina Jolie për Brad Pitt përfundojnë në gjykatë

Mediale Vip

“Ishte i pirë, dhunoi fëmijët”, akuzat e Angelina Jolie për Brad Pitt përfundojnë në gjykatë

Më: 5 tetor 2022 Në ora: 18:12
Angelina Jolie

Angelina Jolie ka akuzuar ish-bashkëshortin Brad Pitt, se në gjendje të dehur, ka kapur për fyti një prej fëmijëve të çiftit, ndërsa një tjetër e ka goditur në fytyrë me shuplakë, gjatë një sherri familjar teksa po udhëtonin me avion privat. Ajo gjithashtu e akuzon se e ka përplasur pas murit dhe i ka shkulur flokët.

Akuzat Jolie i ka dokumentuar gjatë padisë së saj në gjykatë gjatë procesit të divorcit, një prej më të bujshmëve në botën e kinematografisë. 48-vjeçarja pretendon se martesa e saj me Brad Pitt përfundoi në shtator 2016, kur “gjatë një fluturimi ai abuzoi fizikisht me fëmijët dhe vetë aktoren”, sipas asaj që thuhet në dokumentet e dorëzuara në gjykatë.

Ajo thotë se Pitt e sulmoi me fjalë duke e akuzuar se i trajtonte fëmijët me më shumë respekt se sa duhej dhe 90 minuta më pas nisi të bërtiste dhe ta përplaste pas murit ndarës së tualetit në avion. Sipas dokumenteve, kur një prej fëmijëve shkoi në ndihmë të së ëmës, ai iu hakërrua atyre.

Vetë aktori ka pranuar se u ka bërtitur fëmijëve në atë incident, por kurrë që i ka goditur. Tabloidi britanik “Daily Mail” citoi një burim pranë Pitt, sipas të cilit Jolie po manipulon faktet për të fituar pikë në gjyq. Të dy aktorët vijojnë betejën ligjore pasi në shtator 2021, Jolie shiti një punishte vere në Francë të cilën e kishin në pronësi të përbashkët.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat