Ish-konkurrentja e ”Përputhen” rrëfen betejën e saj me kancerin

Mediale Vip

Ish-konkurrentja e ”Përputhen” rrëfen betejën e saj me kancerin

Më: 6 tetor 2022 Në ora: 13:01
Ina Kollçaku

Ish-konkurrentja e ”Përputhen” dhe aktivistja Ina Kollçaku ka rrëfyer betejën e saj me kancerin e gjirit.

E ftuar ne emisionin ”Ftesë në 5”, Kollçaku tha se tashmë qdo gjë ka kaluar por ende vazhdon të bejë kontrolla të shpeshta për çështje  sigurie. Ajo tregoi se pas shqetësimeve që kishte vënë re ishte drejtuar tek një mjekë, i cili e kishte diagnostikuar me kancer të gjirit.

Ina tha ndër të tjera se ajo i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale e se ka pasur një tumor mashkullor. Ajo tregoi se nuk ka pasur ankth, por e vetmja frikë që ka pasur i përket procesit të ushqyerjes me gji për fëmijët në të ardhmen.

“Pas vizitës më thonë që ishte një tumor rreth 3.5 cm dhe që duhet të hiqej menjëherë, sepse ishte shumë i madh dhe kishte krijuar vendin e vet në gjoks. Ajo që më trembte më shumë mua ishte fakti nëse unë do mund t’i jepja gji fëmijës tim, sepse në momentin e parë nuk e dija. Unë kam pasur tumor mashkullor dhe për fat të mirë arrita ta kapja në kohë. Por përjetimi im ishte i çuditshëm. Pasi e konstatova nisa direkt analizat që të futesha në operacion. E vetmja frikë që kisha ishte nëse do t’i jepja gji fëmijës sim. Unë duhet të bëj kontrolle. I kam pas më të shpeshta, tashmë i kam më të rralla”, tha ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat