Kjo është shenja sekrete që Meghan Markle i bën Princin Harry që të ndalojë së foluri

Mediale Vip

Kjo është shenja sekrete që Meghan Markle i bën Princin Harry që të ndalojë së foluri

Më: 29 tetor 2022 Në ora: 17:16
Meghan Markle- Princi Harry

Sa herë e keni gjetur veten në një bisedë nga e cila dëshironi të dilni? Meghan Markle i ka ndodhur më shumë se dy herë, ngjarje kjo e regjistruar në kamera. Ndryshe nga Princi Harry, i cili në ngjarjet publike zakonisht e rrëmben biseda me të pranishmit, gruaja e tij duket se është më e qëndrueshme me kohën që ata kanë në dispozicion.

Sipas ekspertit të gjuhës së trupit, Jesús Enrique Rosas, Meghan Markle ka një sinjal sekret që përdor për t’i thënë të dashurit të saj se kur duhet të ndalojë së foluri. Në veçanti, Dukesha e Sussex-it bën një lëvizje shumë delikate, duke prekur të shoqin dhe duke i kujtuar se ata duhet të vazhdojnë.

Siç raporton eksperti, Meghan Markle e kishte përdorur këtë shenjë disa herë kur ishin ende duke punuar si pjesëtare aktive të familjes mbretërore në raste të ndryshme, si për shembull së fundmi në gala të mbajtur në Nju Jork disa muaj më parë, si dhe në intervistën e tyre që dhanë për Oprah Winfrey.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat