Tregu muzikor tani dhe dikur! Besnik Qaka i NRG Band flet hapur: Disa gjëra kanë ‘ngecur’

Mediale Vip

Tregu muzikor tani dhe dikur! Besnik Qaka i NRG Band flet hapur: Disa gjëra kanë ‘ngecur’

Më: 6 nëntor 2022 Në ora: 07:07
NRG Band

Të ftuarit e kësaj nate në “Më lër të flas” ishin edhe banda e famshme “NRG”, e cila prej 22vitesh sjell hite në tregun muzikor shqiptar por jo vetëm.

Veç marrëdhënies së tyre si vëllezër dhe jetës në muzikë, ata treguan edhe sfidat e karrierës së tyre. Besnik Qata tregoi sesi ka ndryshuar ky treg përgjatë viteve, ku sipas tij disa gjëra ‘kanë ngecur’.

“Ka shumë dallim, Disa sene kanë përparuar, ka ec muzika. Disa ka ngec, vijnë njerëzit më shumë për të parë sesa për të dëgjuar. Muzika është kthyer në ‘pretekst’.  Kjo është një fazë tranzicioni që kalon, nuk e kemi shpik ne. Ne thjesht kompjojmë Amerikën e Europën. Unë besoj thellë që muzika live, njerëzit nëpër koncerte shkojnë me dëgju diçka më ndryshe. Ne këndojmë live”- tha Besniku.

Ata thanë se me njëri- tjetrin kanë ‘konflikte’ vetëm për muzikën, sigurisht në të mirë të punës së tyre të suksesshme.

“Më shumë për muzikë. NE kemi një sistem pune, edhe kolegët tanë befasohen. Ne në muzikë nuk ndihemi si vllezër, ndonjehër edhe zihemi, por gjithmonë për të mirën e punës”- thanë ata në Më lër të flas.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat