Kush është vajza e Trumpit, në dasmën e së cilës shkon Pacolli

Mediale Vip

Kush është vajza e Trumpit, në dasmën e së cilës shkon Pacolli

Më: 11 nëntor 2022 Në ora: 16:59
Donald, Tiffany Trump dhe Michael Baulous

Deputeti Behgjet Pacolli ka udhëtuar drejt Amerikës. Vizita e tij kësaj radhe ishte për tjera arsye.

Ai do të marrë pjesë në dasmën e Tiffany Trumpit, që është vajza e ish-Presidentit amerikan, Donald Trump.

Sipas mediave amerikane të ftuar pritet të jenë më shumë se 500 persona.

Tiffany është fëmija i katërt i ish-Presidentit Trump dhe fëmija i tij i vetëm nga martesa me gruan e dytë, aktoren dhe modelen, Marta Maples.

Tiffany ishte komentuar shumë në media për një udhëtim 10-ditor që e kishte bërë në Serbi në mars të 2019-s, që raportohej t’i kishte kushtuar 23 mijë dollarë taksapaguesve të vendit.

29-vjeçarja do të martohet nesër në rezidencën luksoze të babait të saj në Miami.

Dhëndri është Michael Baulous, një amerikano-libanez miliarder, me të cilin, Tiffany është takuar verën e 2018-s gjatë pushimeve në Greqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat