Kanye West është akuzuar se u ka treguar punonjësve të Adidas foto intime të Kim Kardashian

Mediale Vip

Kanye West është akuzuar se u ka treguar punonjësve të Adidas foto intime të Kim Kardashian

Më: 25 nëntor 2022 Në ora: 23:55
Kanye West

Muajin e kaluar, Kanye West (Ye) shkaktoi reagime të ashpra pasi publikoi një dokumentar 30-minutësh në YouTube, që e shfaqte atë duke i detyruar drejtuesit e markës Adidas të shikonin pornografi në telefonin e tij gjatë një takimi biznesi.

Në klip, Kanye i thotë njërit prej drejtuesve se aktori mashkull në video ka një zë të ngjashëm me të, duke i nxitur ata të pyesin: "A është ky një film porno?"

Ai përgjigjet "po" dhe drejtori ekzekutiv ulet duarkryq i tronditur dhe mërmëriti: "Jezu Krisht". Pavarësisht shqetësimit të dukshëm të kolegut, Ye e afron telefonin më pranë fytyrës së tij.

Përfaqësuesi i Kanye-it, më vonë i thotë stafit të Adidas se Ye, u kishte treguar atyre pornografi për shkak të mënyrës se si ai mendon se është trajtuar nga marka.

West e kishte akuzuar më parë Adidas për vjedhjen e ideve të tij.

"Ajo që po ndjeni tani është shqetësim ekstrem, dhe kjo është pikërisht çështja," u tha përfaqësuesi drejtuesve. “Sepse kur dikush vjedh idetë e këtij njeriu, krijimet e tij, është sikur po i vjedh një fëmijë. Të gjitha krijimet janë fëmijë të mendjes së tij dhe ju i keni rrëmbyer.”

Adidas bashkëpunoi me Ye, me markën e tij Yeezy, që nga viti 2013, por menjëherë pas transmetimit të dokumentarit, kompania ndërpreu lidhjet me të.

Pikërisht një muaj pasi Adidas i dha fund partneritetit me Kanye West, kompania ka njoftuar se po heton akuzat e reja për sjellje të pahijshme në vendin e punës.

Në fillim të kësaj jave, Rolling Stone raportoi gjithashtu pretendime nga disa punonjës që kanë qenë pjesë e bashkëpunimit me Yeezy, se Kanye u ka treguar foto dhe video eksplicite, duke përfshirë një foto intime të ish-bashkëshortes së tij, Kim Kardashian.

Gazeta zbuloi gjithashtu pretendime nga anëtarë anonimë të stafit se Ye u përpoq t'i frikësonte ata dhe u bëri komente seksuale vajzave të stafit.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat