As Charles, as Dodi Fayed, ja kush ishte dashuria e madhe e Lady Diana-s!

Mediale Vip

As Charles, as Dodi Fayed, ja kush ishte dashuria e madhe e Lady Diana-s!

Më: 26 nëntor 2022 Në ora: 09:56
Lady Diana

Nëse flasim për Lady Diana-n dhe jetën pas divorcit nga pas Charles, personi i parë që na vjen ndërmend është Dodi Fayed. Dyshja humbi jetën në një aksident të tmerrshëm automobilistik në vitin 1997.

Por para se të fillonte lidhja e Dianës me producentin e filmit dhe djalin e manjatit egjiptian, Mohammed Al Fayed, ajo kishte jetuar një lidhje dashurie pasionante me një djalë simpatik, “shpirtin e saj binjak” siç e quante ajo. Miqtë e ngushtë të Dianës treguan se ky mashkull ishte dashuria e saj e madhe.

Ai ishte Hasnat Kaan, një kardiokirurg nga Pakistani, i cili kishte jetuar dhe punuar për vite në Londër. Ata që e kanë njohur princeshën kanë treguar se ajo e ka quajtur Hasnatin “zotëri i mrekullueshëm” dhe se lidhja e tyre zgjati 2 vjet. Ata u ndanë pak para se ajo të vdiste në moshën 36-vjeçare.

Në sezonin e pestë të serialit hit të Netflix, “The Crown” shfaqet Hasnat Kaan dhe interpretohet nga aktori Humayun Saeed.

Çifti u takua kur martesa e saj me Charles po i vinte fundi. Në një intervistë të rrallë me Daily Mail, Caan foli për herën e parë që takoi Dianën “Ne u takuam më 27 gusht 1995. Ishte një festë publike atë të hënë dhe ajo po vizitonte një nga pacientët e mi. Diana ishte në spitalin Royal Brompton shpesh dhe ajo e përkrahte shoqen e saj. Një ditë dola nga spitali dhe ajo hyri brenda dhe bërtiti: “Hej, ku po shkon?” Më pas i thashë se do të shkoja te xhaxhai për të mbledhur disa libra dhe i thirra: “Doni të vini?”. Ajo tha po, dhe kjo ishte ajo, me të vërtetë .’ Ai vazhdoi, “Ne dolëm me makinë atje, u kthyem me makinë dhe zbuluam këtë lidhje të mrekullueshme që kishim me njëri-tjetrin. Ajo ishte shumë e zakonshme në shumë mënyra, një person normal me shumë ngrohtësi .’

Gjatë lidhjes 2-vjeçare, çifti u bë shumë i afërt. Diana udhëtoi me partnerin e saj në Pakistan për të takuar familjen e tij dhe Khan zbuloi disa vite më parë se kishte takuar djemtë e saj William dhe Harry.

Duke përshkruar marrëdhënien e tyre, Kaan tha se ajo ishte ”shumë e bukur” pa ”probleme personale“. “I vetmi problem që kishim ishte me mediat dhe i vetmi vend ku mund të kishim privatësi të vërtetë ishte në Kensington Palace”, shtoi ai.

Në vitin 2008, shërbëtori i Dianës, Paul Burrell, tha se Dina kishte menduar të martohej me të dashurin e saj, por nuk e dinte nëse i lejohej.

Marrëdhënia e tyre përfundoi pa arritur në atë pikë.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat