Telashe për yllin e “Squid game”, aktori akuzohet për ngacmim seksual

Mediale Vip

Telashe për yllin e “Squid game”, aktori akuzohet për ngacmim seksual

Më: 26 nëntor 2022 Në ora: 13:31
O Yeong-su

Aktori i njohur i “Squid Game” O Yeong-su është akuzuar për sjellje të pahijshme seksuale. 78-vjeçari është i pari koreano-jugori që fitoi çmimin Golden Globe për aktorin më të mirë dytësor në një serial për interpretimin e tij, si një plak në dukje i pambrojtur në thrillerin e Netflix-it.

Sipas raportimeve lokale, prokuroria e Koresë së Jugut e ka paditur aktorin pasi dyshohet se ka prekur në mënyrë të pahijshme një grua në vitin 2017, ndërkohë që O Yeong-su mohon akuzat. Një zyrtar i prokurorisë në qarkun Suwon, raporton se, gjithçka e raportuar nga media lokale për O “nuk është faktikisht e pasaktë”, pa dhënë më shumë detaje.

Pas lajmit, raportet lokale thanë se Ministria e Kulturës e Seulit vendosi të ndalojë transmetimin e një reklame qeveritare në lidhje me inovacionin e saj, ku imazh ishte O Yeongs-su. Suksesi i shfaqjes “Squid game” ka përforcuar ndikimin gjithnjë e më të madh të Koresë së Jugut në kulturën popullore globale, pas famës ndërkombëtare të fituar nga grupi K-pop BTS dhe filmi fitues i Oscarit “Parasite”.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat