Filmi nga Kosova “Nëntor i Ftohtë” nga sot mund të shikohet në Netflix

Mediale Vip

Filmi nga Kosova “Nëntor i Ftohtë” nga sot mund të shikohet në Netflix

Më: 26 nëntor 2022 Në ora: 18:06
“Nëntor i Ftohtë”

Filmi kosovar “Nëntor i Ftohtë” tashmë mund të shikohet edhe nga audienca e madhe e Netflixit.

Për këtë ka njoftuar aktori Fatmir Spahiu, i cili është pjesë e këtij filmi.

“Miq, një lajm i mirë i akshamit, javës dhe muajit. Një lajm i mirë për mua dhe për të gjithë, regjisorin, bashkëpunetorët, bashkëproducentët. Nje projekt i prodhuar dise vite me pare, me shume mund e sakrifice. Projekt i cili pasqyroi sakte dramen njerzore te nje njeriu i cili ndodhej ne mes dy zgjidhjesh, dyjat te gabuara. Projekt ky qe mijera shikuesve neper bote ju beri te qarte vitet e fillimit te apart’heidit kosovar. Film ky qe na beri krenare ne shume festivale boterore, duke nisur nga San Sebastian Film Festival, Zurich Film Festival, e deri tek Selaniku, e keshu me radhe. Film qe na solli plot cmime e plot momente krenarie”, ka shkruar Spahiu.

“Nëntori i Ftohte” është me regji të Ismet Sijarinës, i cili është edhe bashkëproducent dhe u prodhua në vitin 2018.

Aktorë të filimit janë Kushtrim Hoxha, Fatmir Spahiu, Emir Haxhihafizbegovic dhe Adriana Matoshi.

Filmi në Netflix ka titullin në anglisht “Cold November”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat