Meghan Markle dhuron 500 çanta për bamirësi, dukesha e Sussex zbulon arsyen e fortë

Mediale Vip

Meghan Markle dhuron 500 çanta për bamirësi, dukesha e Sussex zbulon arsyen e fortë

Më: 29 nëntor 2022 Në ora: 15:29
Meghan Markle

Dukesha e Sussex -it është bashkuar me një kompani që shet aksesorë për të dhuruar 500 çanta dore për gratë që kërkojnë punë në Mbretërinë e Bashkuar.

Cantat klasike ‘Cuyana’ do t’u jepen individëve që marrin ndihmë nga bamirësia Smart Works , mbështetësja e së cilës është Meghan Markle Dukesha ku vlerësoi “magjinë e Smart Works”, e cila u jep grave të papuna veshje për ntervista dhe stërvitje, dhe tha se partneriteti do të mbështesë gratë në MB ndërsa ato “mobilizohen përsëri në fuqinë punëtore”.

“Me kalimin e viteve, unë kam pasur privilegjin të dëshmoj magjinë e Smart Works – besimi dhe jeta e grave u transformuan.”- tha Meghan Markle në një deklaratë.

Smart Works investon te gratë në mënyrë që ato të dinë se mund të lulëzojnë në çdo vend pune, dhe Cuyana është një kompani që është nga gratë dhe për gratë, kështu që kjo duket si përshtatja e përsosur.”

Ngjashëm me koleksionin Smart Set që krijuam shumë vite më parë për Smart Works, ky bashkëpunim do të mbështesë gratë në MB ndërsa ato mobilizohen përsëri në fuqinë punëtore,” vazhdoi ajo.

“Jam krenare që i bashkoj këto dy për të çuar më tej misionin tonë të përbashkët për ngritjen dhe fuqizimin e grave anembanë globit”– përfundoi Markle.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat