Alberie Hadërgjonaj tregon se ka marrë ftesë që të bëhet pjesë e “BBV” në Shqipëri dhe Kosovë, ja përgjigjja e saj

Mediale Vip

Alberie Hadërgjonaj tregon se ka marrë ftesë që të bëhet pjesë e “BBV” në Shqipëri dhe Kosovë, ja përgjigjja e saj

Më: 30 nëntor 2022 Në ora: 13:43
Këngëtarja Albërije Hadërgjonaj

Këngëtarja Albërije Hadërgjonaj ka deklaruar së fundmi se ka marrë ftesë nga produksioni i “Big Brother Vip” në Shqipëri dhe në Kosovë, për t’u bërë pjesë e formatit.

Gjatë një interviste të shkurtër për “Mirage”, këngëtarja tha se nuk e ka pranuar asnjëhrën nga ftesat, pasi “nuk ka pasur mundësi.”

“Të jem e sinqertë ftesën e kam marrë edhe nga “Big Brother” në Shqipëri dhe në Kosovë por më vjen shumë keq që s’kam pasur mundësi ta pranoj këtë super ofertë. Po të jetoja në Shqipëri edhe në Kosovë do ta kisha pranuar me shumë kënaqësi”- tha ajo.

Disa ditë më parë u bë me dije banorja e parë e “Big Brother Vip 2” dhe bëhej fjalë për moderatoren Kiara Tito.

Së fundmi është zbuluar një tjetër emër që mund t’i bashkohet aventurës për më shumë se 100 ditë. Këtë herë bëhet fjalë për një influencuese që jeton në Itali.

Jori Delli quhet dhe së fundmi ka qenë e ftuar në “Top Arena”, ku nuk e fshehu dëshirën për të qenë pjesë e spektaklit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat