Rod Stewart flet për ndarjen nga jeta të dy vëllezërve të tij

Mediale Vip

Rod Stewart flet për ndarjen nga jeta të dy vëllezërve të tij

Më: 1 dhjetor 2022 Në ora: 01:02
Rod Stewart

Artsiti Rod Stewart  ka folur për ndarjen nga jeta të vëllait të  tij, vetëm dy muaj pasi humbi vëllanë e tij tjetër.

77-vjeçari ka konfirmuar lajmin e hidhur në rrjetet e tij sociale, duke zbuluar se Bob ka ndërruar jetë mbrëmjen e së martës.

“Me pikëllim të madh njoftoj humbjen e vëllait tim Bob mbrëmë, i cili i bashkohet vëllait tim Don në qiell”, shkroi ai.

 Rod, i cili gjithashtu ka dy motra të quajtura Peggy dhe Mary, nuk dha shkakun e vdekjes në deklaratën e tij. Kjo vjen pasi muzikanti zbuloi në shtator se vëllai i tij Don ndërroi jetë në moshën 94 -vjeçare , vetëm 48 orë para vdekjes së Mbretëreshës Elizabeth II.

Artisti mori mijëra ngushëllime nga fansat e tij të cilët vërshuan me komente në postimin e ndarë me ndjekësit e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat