Dua Lipa për koncertin në Shqipëri: Faleminderit faleminderit, histori

Mediale Vip

Dua Lipa për koncertin në Shqipëri: Faleminderit faleminderit, histori

Më: 1 dhjetor 2022 Në ora: 08:22
Këngëtarja e famshme, Dua Lipa

Këngëtarja e famshme, Dua Lipa, ka përmbyllur turneun e “Future Nostalgia” në Tiranë.

Artistja shqiptare ka qenë e ftuar speciale për të performuar në Ditën e Flamurit, 110 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë.

27-vjeçarja elektrizoi sheshin “Skëndërbej”, teksa mblodhi afro 200 mijë njerëz – pavarësisht motit e temperaturave të ulëta.

E impresionuar nga kjo shfaqje, Lipa ka ndarë disa momente të tjera në Instagram.

“Diçka për kujtimet. E pabesueshme se sa shumë njerëz ishin. Faleminderit Faleminderit. Histori”, tha ajo.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by DUA LIPA (@dualipa)

Në mesin e këtyre imazheve, kishte edhe nga momenti kur mbajti konferencë për media.

E njëjta një ditë para koncertit gjithashtu mori nënshtetësinë shqiptare, duke u bërë kështu qytetarja më e re e Shqipërisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat