E dashura e Hernandezit, Zoe Cristofoli merr vëmendjen me tatuazhet e saj të shumta gjersa mbështet Francën në Botëror

Mediale Vip

E dashura e Hernandezit, Zoe Cristofoli merr vëmendjen me tatuazhet e saj të shumta gjersa mbështet Francën në Botëror

Më: 2 dhjetor 2022 Në ora: 08:47
Zoe Cristofoli

Ekipi i futbollit të Francës mund të jetë i mbushur me yje në fushë, por kjo nuk e ka penguar një nga partneret e lojtarëve që t’ua marrë gjithë vëmendjen.

Zoe Cristofoli, e dashura e Theo Hernandez, ka qenë e zënë duke tërhequr vëmendjen e shumë tifozëve të futbollit gjatë fazës së grupeve.

Modelja italiane ka mbështetur Hernandezin dhe shokët e tij të skuadrës teksa garonin në fazën e grupeve, shkruan The Sun.

Image
Zoe Cristofoli

Por ndërsa Kylian Mbappe ka përfunduar në titujt e mediave për performancën e tij në fushën e gjelbër, jashtë fushës ka qenë terreni i Zoes.

Zoe, 26 vjeçe, krenohet me 1.1 milionë ndjekës në faqen e saj në Instagram.

Aty ajo publikon rregullisht fotografi ku tregon tatuazhet e saj të mrekullueshme.

Pjesa më e madhe e trupit të saj është e mbuluar me tatuazhe pasi vendosi për herë të parë bojën e zezë në trupin e saj kur ishte vetëm 15 vjeçe.

Shpina dhe qafa e saj janë pothuajse plotësisht të mbushura me vizatime, ndërsa krahu i saj i djathtë tani duket të jetë kryesisht i zi nga bërryli e poshtë.

Image
Zoe Cristofoli

Ndër tatuazhet janë viti i lindjes së saj (1996), fytyra e nënës së saj, një gjarpër i madh në bark dhe fjala ‘dashuri’.

Ajo është në lidhje me mbrojtësin e Milanit që nga viti 2020.

Megjithatë, ajo më parë ka qenë në lidhje edhe me yllin e atëhershëm të Manchester Cityt, Sergio Aguero, ku ishin fotografua bashkë jashtë një klubi nate në Los Angeles.

Franca kryesoi grupin e saj të Kampionatit Botëror, pavarësisht humbjes në ndeshjen e fundit nga Tunizia.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat