Sot një ndër aktoret më të mira të ekranit, e gjeni dot për kë bëhet fjalë?

Mediale Vip

Sot një ndër aktoret më të mira të ekranit, e gjeni dot për kë bëhet fjalë?

Më: 3 dhjetor 2022 Në ora: 12:11
Aktorja e mirënjohur, Monika Lubonja

Aktorja e mirënjohur, Monika Lubonja ka ndarë me ndjekësit e saj një fotografi kur ka qenë në moshë të re dhe në fillimet e saj në aktrim. Krahas postimit në Instagram, Lubonja shprehet se fotoja është shkrepur kur ishte 18 vjeç kur po bënte prova për të realizuar filmin e saj të parë.

“Një foto kujtim në Kinostudio Shqiperia e Re. Ëndrra e çdo të rinjve për t’u bërë artistët e ardhshëm. Edhe unë po prekja këtë ëndërr… 18-19 vjeç… E kujtoj atë ditë me shumë emocione të forta. Thash se vdiqa. Kjo është Fotoja e parë e Kinoprovës përpara se të filloja Filmin tim të parë.

E kështu nisi rruga e mundimshme, por e bukur e endrrës dhe dashurisë më të madhe qe kam e do kem për Filmin & Teatrin.“, shkruan Monika.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat